Roza Lati ka hapur zemrën duke rrëfyer një histori të trishtë nga jeta e saj në “Big Brother VIP”.
Teksa po bisedonte me Julin, Erjolën dhe Gracianon, ajo ka treguar se disa vite më parë ka abortuar një fëmijë, pa dëshirën e babait të foshnjës.
Mes lotësh Roza u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushta.
Pjesë nga rrëfimi:
Erjola: A e di Rita?
Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës.
Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.
Erjola: Po ai a e dinte?
Roza: Po.
Erjola: Ishe me të kur e more vesh?
Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri.
Erjola: Çfarë të tha?
Roza: "Çfarë karroce do të marrim?"
Juli: Ai ishte dakord?
Roza: Po, as se pyta fare.
Graciano: Uaa!
Roza: S'e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim.
View this post on Instagram