Albano Bogdo rrëfeu mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” historinë e trishtë të jetës së tij, duke shprehur dashurinë dhe falenderime për nënën e tij. Albano rrëfeu se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas 10 viteve ai është takuar me babain e tij kur ndodhej në Milano për një koncert. Albano tha se prindërit e tij janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë.
Pas këtij rrëfimi, Bes Kallaku recitoi një poezi emocionuese për nënën, duke i përlotur të gjithë, përfshirë edhe Fjoralba Ponarin.
Mes të tjerash, Besi dha një mesazh edhe për fëmijët e tij për të cilët tha se janë pasuria më e madhe e tij.
“Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lëmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”, u shpreh ai.
View this post on Instagram