Së fundmi, Hunter Schafer foli për lidhjen e saj të mëparshme me këngëtaren Rosalía. Ylli i ‘Euphoria’ zbuloi se kishin qenë vërtetë së bashku për disa muaj, gati pesë vjet më parë.

Ka pasur kaq shumë spekulime për shumë kohë, - tha Hunter në një intervistë. – Një pjesë jona dëshiron të hapet, por pjesa tjetër mendon ‘nuk është puna e askujt’. Është një gjë që jam e lumtur ta ndaj. Mendoj që dhe ajo ndihet njësoj.

Në të vërtetë, 25-vjeçarja dhe këngëtarja e ‘DESPECHÁ’ janë të afërta edhe sot.

Kam marrëdhënie të mirë me njerëzit që kam qenë dikur e lidhur, - vazhdon ajo. Ajo është si familje për mua, pavarësisht nga gjithçka.

‘E!News’ ka kontaktuar me menaxherin e Rosalía-s për koment, por ende nuk ka marrë përgjigje.