Kanye West dyshohet se kërcënoi se do t'u rruante kokat studentëve të Akademisë së tij me emrin "Donda" dhe madje kishte thënë se do t'i mbyllte studentët në kafaze, pretendon një padi e re.

Trevor Phillips ngriti padinë, duke pretenduar se ai pësoi "diskriminim të rëndë, ngacmim dhe sulme" nga West ndërsa punonte për kompaninë e dizajnit të West, "Yeezy"; megjithatë, ai punonte edhe në shkollën tashmë të mbyllur të West.

Më tej, Phillips pohoi se West, 46 vjeç, ka bërë deklarata antisemitike edhe përpara studentëve, thuhet në dokumente. Phillips gjithashtu pretendoi se gjatë një darke me West në Malibu në dhjetor 2022, reperi sulmoi hebrenjtë dhe dyshohet se shkoi aq larg sa të lavdëronte Hitlerin si "një novator" dhe pretendoi se Holokausti ishte "i rremë".

Ish-punonjësi pohoi gjithashtu se Kanye ka pasur "sjellje të papërshtatshme vazhdimisht" dhe se  "tregonte eksitimin e tij të dukshëm".

“Ajo që ishte menduar të ishte një takim me shefin për Akademinë Donda, programin mësimor dhe hortikulturën e saj, përfundoi të ishte një mololog antisemitik dhe fanatik, i shoqëruar me ngacmime seksuale,” thuhet në padi. Ai gjithashtu pretendon se stilisti "filloi të kërcënonte komunitetin LGBTQ".

“Së pari hebrenjtë, pastaj gay-t!'” thotë Phillips, sipas të cilit West ka pretenduar se Bill Gates “kontrollon” homoseksualët.

Phillips gjithashtu pretendon se West "i trajtoi punonjësit e zinj dukshëm më keq se punonjësit e bardhë" dhe pretendon se ai "urdhëroi" një roje sigurie me ngjyrë të kampusit që të "rruajë kokën e tij" ose të pushohej nga puna; roja përfundimisht dha dorëheqjen nga roli i tij.

Phillips ka paditur për dëme të përgjithshme dhe të veçanta që tejkalojnë 35,000 dollarë, tarifat e avokatëve dhe kërkon një urdhër që të parandalojë West që të hapë çdo lloj shkolle për fëmijët nën 18 vjeç në Kaliforni.