Trendi ‘Mob Wife’, ose ndryshe ‘Gruaja e Mafiozit’, u përhap shumë për sa i përket veshjes me gëzofë, thonj me majë, por së fundmi edhe për flokët.

‘Mob Wife Bob’ është frymëzuar nga Elvira Hancock në filmin ‘Scarface’, luajtur nga Michelle Pfeiffer në vitin 1983. Në film, Pfeiffer i ka flokët biondë deri te supet, me balluke të gufuara.

Aktorja Florence Pugh iu referua modelit të flokëve të Tiffany, në hapjen e dyqanit të Tiffany në Nju Jork.

Preja e flokëve bob, me pak volum, është klasike, - thotë stilisti i famshëm dhe ambasadori i Alfaparf Milano, Mark Townsend. – Kjo prerje ju jep një pamje sikur sapo keni dalë nga parukeria. Është voluminoze dhe natyrale. Në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, e kemi parë këtë prerje në shumë filma dhe në pasarela. Nuk do ta harroj Naomi Campbell-in duke ecur në pasarelën e Versave-s, krah për krah me kolegen e saj supermodele teksa lëviznin buzët sipas këngës ikonike ‘Freedom’ të George Michael, me flokët bob që i lëviznin në çdo hap që hidhte.

Ky model mund të jetë në trend tani, por në të vërtetë ka qenë mjaft popullor dhe në modë shumë kohë më parë. Ka qenë një zgjedhje e preferuar për gratë në modë për shumë shekuj.