Vitet e fundit Tirana ka një energji ndryshe përgjatë orëve të paradites, sidomos në fundjavat me diell.
Në zona të ndryshme dallohen vende me njerëz që shijojnë një paradite të relaksuar duke konsumuar brunch.
Fjala Brunch e ka origjinën në Angli në fund të shekullit të 19-të dhe u bë e njohur në Shtetet e Bashkuara në vitet 1930.
Në vitin 1931, një hotel në Nju Jork i quajtur Rector's u bë i famshëm për mëngjesin e tij. Brunch-i atje shërbehej me shampanjë, gjë që kontribuoi në popullaritetin e brunch-it si një vakt luksoz i fundjavës.
Brunch-i kthehet në një eksperiencë. Është një vakt që prireni ta shijoni, pavarësisht nëse dëshironi të keni një ditë vajzash apo një kohë cilësore me familjen.
Dhe ndërsa Tirana ka një sërë opsionesh për të kaluar momente të bukura, këto 5 destinacione ofrojnë një mënyrë më të lezetshme për të kaluar një paradite me ushqim të shijshëm, dekor të këndshëm dhe atmosferë të mirë.
Lé BAZAL
Zgjedhja e preferuar e Class: Petulla, Croque Madame
Për një ditë me humor të mirë të duhet një vizitë pranë destinacionit me stilin më parizien në Tiranë.
Sapo hyn në Lé Bazal ke ndjesinë e shkëputjes nga rutina e zakonshme dhe shpejt e gjen veten duke fotografuar detajet e këndshme të ambjentit. Por këtu do të flasim për Brunch-in, i cili është cilësuar përgjatë vitit të fundit si një nga më të mirët në Tiranë.
Muzika e përzgjedhur dhe shija e Croque Madame, ngjyrat relaksuese të ambjentit, do ju bëjnë të largoni çdo ndjesi negative.
Ne duam të theksojmë edhe faktin që Lé Bazal është vendi ideal për një darkë të shoqëruar me muzikë Jazz.
Vendodhja dhe shërbimi i sofistikuar është po ashtu një pikë e fortë për Lé Bazal.
The Crown
Zgjedhja e preferuar e Class: French Toast, Green Heaven Cocktail
Për një kohë të shkurtër, 'The Crown Boutique Hotel' u kthye në një nga vendet më të lakmuar për vendas dhe të huaj në kryeqytet. Stili rafinuar dhe stafi i përzgjedhur, e ka kategorizuar këtë vend si një nga desinacionet më të mira në Tiranë.
Kur bëhet fjalë për Brunch në The Crown, fjalia pasuese mund të jetë 'A e ke provuar Bubbles Afternoon Tea?'.
Brunch në The Crown është një eksperiencë!
IN'S
Zgjedhja e preferuar e Class: Whole Toast with Broken Eggs and Shrimps
Brunch-i më viral në TikTok përgjatë vitit 2024! Jo çdo gjë që bëhet virale është e vërtetë, por në rastin e IN'S ne ju garantojmë se duhet të keni besim të plotë.
Një harmoni në ambjent, ngjyra, në shërbim dhe mbi të gjitha në shije. Po! Shije që të sjell harmoni në çdo zgjedhje dhe në çdo kafshatë.
IN'S pranë stadiumit Air Albania, është një fryt i punës së kuzhinierit të njohur Ismet Shehun, i cili transmeton pasion në detaje. Pika e fortë e këtij vendi është se çdo produkt si lënd e parë prodhohet në Kazermën e Cerenit.
Ne veçojmë edhe shërbimin absolut nga një staf shumë i këndshëm dhe miqësor.
Kujdes! Mund ta keni të vështirë të gjeni vende të lira, sidomos përgjatë fundjavës. :)
Tony's American Restaurant
Zgjedhja e preferuar e Class: Tacos with Beef
Tashmë me një vendodhje të re, pranë Piramidës së Tiranës, Tony's Restaurant është një nga vendet që dallohet për review-t pozitive, veçanërisht nga turistët!
Ne duam të veçojmë mënyrën se si shijon një Brunch tek ky destinacion, i cili është i pëlqyer për çdo ditë të javës.
Patjetër që tek Tony gjeni të gjitha pjatat e preferuara tipike të mëngjesit me stil amerikan: vezë të fërguara, omëletë, petulla dhe tost me avokado, të shërbyera me kafe speciale apo.... me një cocktail. Ne veçojmë tacos-in me mish viçi, duke e cilësuar si një ndër më të mirët që kemi provuar në Tiranë! Gjithashtu edhe adhuruesit e Burger-ave duhet ta vizitojnë këtë destinacion.
Ne garantojmë që Tony's tek Piramida do të jetë një nga vendet HIT të Tiranës përgjatë darkave të sezonit veror 2024.
Mugo
Zgjedhja e preferuar e Class: Avocado Toast
Një nga destinacionet më të preferuara për mbrëmjet që shoqërohen nga një Deep House Music. Por tek Mugo është vështirë të gjeni vende të lira të dielave paradite. Një ambjent që krijon një ndjesi të këndshme edhe në ditë me shi.
Menuja e Mugo-s është e gjerë, me opsione të shumta për mëngjes, drekë dhe darkë.
Pika e fortë e tyre është sushi, por Mugo ka fituar zemrat e klientëve duke u cilësuar si vendi me Brunch-in më të mirë në zonën e ish-Bllokut. :)