
Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami ka pasur një javë shumë të mirë në Seria A.
Ai ishte një nga më të mirët në fushë ndaj Salernitanas, me një gol dhe një asist, ndonëse ekipi i tij u mjaftua vetëm me 1 pikë, pasi u ndal në barazimin 2-2.
View this post on Instagram
Kjo paraqitje e rendit Bajramin në formacionin e javës në Serie A, të publikuar nga ‘Goal Italia’. Lojtari i Kombëtares ndan këtë 11-tëshe me emra prestigjiozë si Viktor Osimhen, Rafael Leao apo edhe Fratteesi e Mancini.

