Princi William, për herë të parë që nga zbulimi i diagnozës së Kate Middleton, është rikthyer në rrjetet sociale. Djali i mbretit Charles, i cili po vazhdon pushimet e tij të Pashkëve në 'Amner Hall' me gruan dhe tre fëmijët e tij George, Charlotte dhe Louis, ndërpreu pushimin e tij nga detyrat mbretërore për t'i dërguar një mesazh Rachel Daly, yllit 32-vjeçar të Aston Villa dhe luaneshat që njoftuan tërheqjen e saj nga ekipi kombëtar i futbollit të Anglisë për femra.
“Faleminderit për performancat tuaja të paharrueshme”, ka shkruar William në X, duke publikuar disa foto të Daly. Princi më pas shtoi: "Shumë gola të tjerë për Villa tani!". Në fakt, Rachel i ka thënë 'lamtumirë' kombëtares, por synon të vazhdojë të luajë për Aston Villa, skuadra e të cilës William është një tifoz i madh (dhe duket se pasionin e tij ia ka përcjellë edhe djalit të tij të madh George).
Thank you for so many unforgettable performances with @Lionesses, @RachelDaly3. Plenty more goals for Villa now! W https://t.co/JXmadhxW7L
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) April 10, 2024
William, president i Shoqatës së Futbollit, vizitoi luaneshat në qershor 2022 gjatë një seance stërvitore në fushën e St George's Park në qytetin e Burton-upon-Trent. Dhe me atë rast ai solli përshëndetje nga fëmijët e tij, George dhe Charlotte. "Charlotte më kërkoi t'ju them se ajo është shumë e mirë me gola, kush e di, një yll në rritje për të ardhmen!", kishte thënë princi, duke shpjeguar se fëmijët e tij nuk janë vetëm tifozë, por nuk humbasin kurrë një mundësi për të luajtur futboll në kopsht.
Gjatë vizitës, princi zbuloi gjithashtu se George, kur luan me ekipin e shkollës, "dëshiron të fitojë me çdo kusht". Pas takimit, luaneshat i dhuruan trashëgimtarit të fronit të Anglisë tre fanella të kombëtares së futbollit për femra me emrat e George, Charlotte dhe Louis.