Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së dy grave në brenda pak ditëve.
“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!” shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.
Mëngjesin e së martës u vra një grua në Pejë nga një person që dyshohet se është bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe atij i është konfiskuar arma.
Vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda katër ditësh në Kosovë ku gratë dyshohet se u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre. Më 12 prill u vra një grua 21-vjeçare brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në qytetin juglindor të vendit, Ferizaj, ndërsa u plagos edhe vëllai i saj 15-vjeçar.
Një 36-vjeçar, që besohet se është ish-bashkëshorti i viktimës, është arrestuar dhe paraburgosur nga autoritetet si i dyshuari për vrasjen.
Ngjarjet e rënda kanë sjellë edhe reagimin e figura publike në mediat sociale. Ja disa prej tyre: