Sara Gjordeni, ish-banore e ‘Big Brother Vip’ ishte ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Big Brother Radio’ ku foli ndër të tjera dhe për afrimitetin e Meritonit me Françeskën.
Mendoj që Meritoni duhet të respektonte porosinë e vetme të Bardhit. Ata janë miq dhe jashtë. Bardhi i ka kërkuar të lutem ma nxirr Françeskën ndërkohë ai është afruar me të.
Ajo shtoi se ky veprim i ka habitur të dy dhe se nuk e sheh Françeskën as në gjysmë finale dhe as në finale.
Sipas saj, finalistët do të jenë Meritoni, Juli, Heidi, Romeo, Egla.