Elegancë, finesë dhe shumë emocione do ishin padyshim epitetet më të mira për të përshkruar performancën e Elhaida Danit dhe Kleansës.

Në finalen e "X Factor Albania", Kleansa dhe mentorja e saj sollën një performancë të ndjerë me këngën hit "Voila". Dueti i tyre krijoi një atmosferë të ngrohtë në skenë falë ndjeshmërisë dhe interpretim të shkëlqyer.

Kjo performancë shënon jo vetëm një moment të rëndësishëm në kujtimet e Kleansës, por ehe një moment të veçantë për ndjekësit e "X Factor Albania". Performanca e tyre do të mbetet një kujtim i bukur për të gjithë ata që patën mundësinë ta shijojnë këtë magji.

Elhaida Dani, e ulur në karrigen e anëtares së jurisë së "X Factor Albania" për herë të parë, udhëhoqi këtë edicion kategorinë e "Vajzave". Ajo i besoi për netët Live 5 super talenteve: Kleansa, Anisa, Kejsi, Wendy dhe Luna. Prej tyre preku finalen me Kleansën me të cilën po lufton për vendin e parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)