Ajo është padyshim një nga zbulimet e këtij edicioni të "X Factor Albania".

Kleansa Susaj është renditur e treta në finalen e madhe, por padyshim është një nga talentet më premtuese të tregut shqiptar.

Ajo ishte pjesë e skuadrës së "Vajzave" udhëhequr nga mentorja Elhaida Dani. Gjatë këtyre javëve, Kleansa ka dhuruar performanca për të mos u harruar, duke dëshmuar se është një nga të rejat më të talentuara.

Po ashtu, ajo ka qenë një nga konkurrentet më virale të këtij edicioni në mediat sociale duke rrëmbyer zemrat e gjithë bashkëmoshatareve, por jo vetëm. Tani, Kleansa është gati për tregun shqiptar ku jemi të bindur se do shkëlqejë.

Gara e "X Factor Albania" vijon tani për Alis dhe Jet.