E ftuar mbrëmjen e sotshme në “Cherry on Top”, Sara Gjordeni vjen me një rrëfim plot emocione, duke nisur nga peripecitë që kaluan pas daljes nga BBV3, marrëdhënia dhe pengu me të atin deri te lajmi se së shpejti, ajo dhe Bardhi do të bëhen prindër.
Në rrjedhën e emocioneve, nuk mungoi një propozim surprizë.
Gjatë një ‘loje’ të skenuar me gogla, ku secila përmbante një pyetje, Sara tërhoqi të sajën dhe e hapi. ‘Do të martohesh me mua?’ - shkruhej në letër. Mandej, Bardhi e mori Sarën në mes të skenës dhe iu ul në gjunjë.
‘Dua të them, që s’dua të jesh vetëm nëna e fëmijëve të mi, por edhe gjyshja e nipave dhe mbesave, edhe gruaja ime. A do të martohesh me mua?’ - ishin fjalët e Bardhit.
Sigurisht… Ajo tha PO!