Paris Hilton dhe bashkëshorti Carter Reem publikuan për herë të parë fotografitë e vajzës së tyre London, 5-muajshe. 

'Nuk mund të rezistoja pa ia treguar botës të voglën time, London, dhe pa ndarë çastet e çmuara të gjithë familjes', - tha Hilton për PEOPLE. 

'Phoenix dhe London janë gjithçka për mua, dhe ndihem gruaja më me fat në botë që jam martuar me dashurinë e jetës sime dhe kam bërë një familje kaq të bukur. Ne jemi skuadra më e mirë dhe jeta ime, më në fund, ndihet e plotë!'

Fotografitë e publikuara në 'Instagram'-in e saj shoqërohen me këngën e saj të re 'Fame won't love you', në bashkëpunim me Sian. 

'Kur mendoja se si t'ia prezantoja botës London, më shkreptiu në mendje ideja se kënga ime e re me Sian, do të ishte kolona zanore ideale për ta prezantuar. Ky është një mesazh për të vegjlit e mi. Gjithmonë do t'i dua dhe do të jem aty për ta', - thotë ajo krenare.

 

Gjithashtu, tha se gjatë shkrimit të këngëve me Sian, të dyja u mbështetën në përvojat personale të Hilton. 

'Kur unë dhe Sia filluam të krijonim muzikë së bashku, folëm shumë për historinë time të famës në moshë të re, traumat në vitet e adoleshencës, presionin që media mund të ushtrojë mbi gratë e reja në veçanti, udhëtimin tim drejt amësisë, - thotë Hilton. - Një nga këngët e para që Sia më solli ishte kjo këngë e jashtëzakonshme që me të vërtetë më dukej sikur tregonte historinë time.'

Ajo shtoi se ishte nder të bashkëpunonte me Sian. Gjithashtu, theksoi se dikur mendonte që fama, ndjekësit, bukuria, do ta bënin të lumtur, por më pas kuptoi se këto shpeshherë e linin bosh në shpirt dhe të vetmuar. Dhe se lumturinë e vërtetë dhe përmbushjen e arriti kur u bë nënë, kur ndërtoi familje me Carter dhe thelloi marrëdhëniet me familjen dhe shokët. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)