Borana Xhemali është një nga emrat më të rinj në tregun e muzikës shqiptare. Bukuroshja mori pjesë në "X Factor Albania", duke u zgjedhur mes 16 finalistëve të këtij edicioni. Ajo tashmë ka publikuar edhe këngën e saj të parë "S'je", duke bërë debutimi  në muzikë.

Mirëpo, sonte po shkruajmë jo për jetën e saj profesionale, por për atë personale. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet në makinë me një tjetër emër të talentuar të muzikës, Klinti Çollaku.

Dyshja kanë sjellë një cover të këngës më virale të momentit "We can't be friends", duke na bërë të pyesim, po Borana dhe Klinti a mund të jenë shokë? Apo ka diçka më shumë mes tyre?

Siç mund ta shihni kimia mes tyre ndihet në ajër... jo vetëm në duetin e bukur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Klinti nisi rrugëtimin e tij në muzikë te "Gjeniu i Vogël", më pas u shpall fitues i "The Voice of Albania", e disa çmimeve të rëndësishme në festivale. Po ashtu, ka sjellë disa projekte muzikore dhe është ndër artistët më të preferuar të muzikës live.

Nuk e dimë çfarë po ndodh mes tyre, por do ishin një çifti tejet i këndshëm në skenë dhe jashtë saj.