Heidi u surprizua sonte nga Beatrice Luzzi, aktorja e famshme italiane që u rendit e dyta në finalen e "Grande Fratello" dhe me të cilën Heidi ka qenë shumë e lidhur gjatë eksperiencës së saj atje.
Para se të surprizonte Heidin ajo u intervistua nga Ledioni. E pyetur se si e shikon ajo marrëdhënien e Heidit me Masimilianon dhe mbi raportin e saj me Heidin, Beatrice tha:
“Heidi më bëri për vete sepse gjeta te ajo një person të rrallë. Kishte një siguri të vetën, tregonte shumë sensualitet dhe na mungoi shumë dhe e kemi kujtuar shumë, ishte humbje shumë e madhe dalja e saj. Ne kemi pasur të përbashkët presionin që Masimiliano na bëri në aspekte të ndryshme. Mënyra e tij jo e mirë të themi, por sipas meje jam shumë e sigurt se ajo do ia dilte mbanë shumë mirë dhe vetëm”, tha aktorja.
Për raportin me Romeon ajo tha: "Uroj ta mbrojë këtë histori nga të tjerët. Ndonjëherë dhe vetë nga vetja e saj."