Mendoni pak një të shtunë ku ti shkon me njeriun e zemrës (jo vetëm partneri në këtë rast) për t'u relaksuar në SPA dhe largon nga mendja çdo përgjegjësi tjetër.

Është fjala për Umé Spa. Një nga vendet që e sugjerojmë me shumë kënaqësi pasi ka një ndërthurrje ideale të cilësisë së shërbimit dhe ambjentit.

Disa minuta qëndrim në Sauna dhe pak Steam Room, pas një masazhi relaks qëndron disa minuta në dhomën e kripës për të shijuar çlirimin e muskujve dhe mirëqënien mendore që të krijohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ume Spa (@ume.spa)

Ky sugjerim për ju na lindi nga një bisedë që patëm me menaxherin e një prej hoteleve me standartin më të lartë në kryeqytet, Hotel Elisa Tirana, i cili na shprehu që përgjatë fundjavave njerëzit zgjedhin të kalojnë një kohë cilësore në hotelin e tyre, duke zgjedhur dhomën me Jacuzzi, duke shijuar një darkë të këndshme dhe duke u relaksuar në Umé Spa.

Shërbimi në këtë hotel është një element dallues dhe ju krijon gjithnjë e më shumë bindjen se keni bërë zgjedhjen e duhur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hotel Elisa Tirana Affiliated By Melia (@hotel.elisa.tirana)

Class ndan vazhdimisht detaje nga shërbimet që gjeni në UME, por theksin sot po e vendosim tek masazhi. Një staf profesionist dhe i përzgjedhur, me një eksperiencë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në fushën e fizioterapisë dhe mirëqënies.