Të gjithë e urrejnë rutinën! Sidomos në çift. Takimet e parashikuara janë armiku i shkëndijave dhe fluturave në stomak. Por, fatmirësisht me verën afër, ka një mal mënyrash se si të befasoni gjysmën tuaj.
Kinemaja në qiell të hapur, është ideale për mbrëmjet e verës, dhe filmat komedi janë zgjedhje e pagabueshme. Logan Ury, eksperte e marrëdhënieve, shprehet se ‘e qeshura largon stresin dhe na bën të ndihemi të çlirët, gjithashtu çliron oksitocin dhe na bën t’i besojmë më shumë personit tjetër’.
Kampingjet janë një zgjedhje tjetër, për të kaluar natën. Nuk është nevoja të ikni diku tjetër, pasi, nëse keni vend në kopsht, mund ta ngrini aty tendën. Gjithashtu, për ta ngrohur sado pak atmosferën, mund të shtoni disa dritëza në të.
Klasat e poçerisë një zgjedhje interesante për ata që dinë ose jo të punojnë baltën. Sigurisht, mund të shkoni në çdo stinë të vitit në një klasë qeramike, por të paktën në verë nuk do t’ju duhet të përveshni mëngët çdo tre minuta. Plus, mund të bëni enë të lezetshme, që mund t’i përdorni në vazhdim si pjata apo tasa për kokoshka.
Noti është gjëja e parë që dikujt i shkon në mendje kur përmendet vera. ‘Liqen, lum, det, çfarëdo qoftë, është gjithmonë një zgjedhje romantike, shoqëruar me një shtrojë mbi rërë, kajak ose varkë për të shijuar perëndimin’, - thotë Damona Hoffman, eksperte marrëdhëniesh dhe autore e librit ‘F the Fairy Tale’. Në rast se nuk keni afër asnjë alternative, edhe pishinat janë një zgjedhje e mirë.
Takimet në park janë gjithmonë një zgjedhje e mirë, por nëse po kërkoni një aktivitet për të kaluar kohën, Ury sugjeron të merrni një bllok skicimi dhe të shkarravisni në të.
Kopshtet botanikë nuk janë asnjëherë zhgënjim dhe nuk ka gjë më romantike sesa të shëtisni kopshtet botanike me njeriun e zemrës. Mes luleve, natyrës, jetës së egër, të gjithë mund të gjejnë diçka për të shijuar.
Vera është sinonim i basketbollit, ndaj pse të shihni ndeshjen në shtëpi, kur mund ta shihni në fushë?
Hoffman sugjeron shikimin e yjeve. ‘Arratisuni nga dritat e qytetit dhe ngjituni në çati, ku mund të shihni yjet tërë natën. Shkarkoni një aplikacion astronomik si ‘SkyView’ dhe kërkoni yjësinë e preferuar’.
Takimet në marketet e fermerëve janë të lezetshme dhe çlodhëse, gjithashtu do të largoheni nga aty me disa produkte të freskëta. ‘Shijojeni takimin në marketet e fermerëve dhe pastaj gatuani diçka me to’, thotë Ury.
Bëni akullore në shtëpi, bazuar në shijet tuaja. Me kaq shumë opsione, zgjedhja e vështirë do të jetë nëse e doni në gotë apo kaush.
Nëse po kërkon një takim të qetë, në mbrëmje, jo në shtëpi, degustimi i verërave është zgjedhja ideale.
Ndonjëherë takimet më të bukura, janë ato më të thjeshtat. Nëse kenë hapësirë jashtë shtëpisë, mund të shtriheni pranë njëri tjetrit dhe të lexoni nën zhurmat e qeta të natyrës.
Merrni pjesë në një klasë gatimi.
Koncertet në natyrë janë zgjedhja ideale nëse doni të uleni apo shtriheni mbi shtrojë dhe të shijoni muzikën.
Sipas Dunn, askush nuk është shumë i vjetër për të shkuar në kopsht zoologjik. ‘Mund të tingëllojë e çuditshme, por takimet në kopsht zoologjik kanë qenë më të bukurat në jetën time, - thotë ajo. – Qoftë kopsht zoologjik i vogël apo i madh, të qenët në kopsht zoologjik nxjerr në pah anën tuaj lozonjare dhe sjell kujtimet e fëmijërisë, duke ju bërë kështu të ndani më shumë për jetën tuaj me njëri-tjetrin.’
Perëndimet nuk zhgënjejnë asnjëherë. Shikimi i perëndimit me partnerin është romantike, e thjeshtë dhe gjithashtu mund të bëni fotografi të bukura.
Nuk është nevoja të zotëroni një varkë për të bërë një takim mbi ujë. Shumë qytete kanë varka me qira. Është një mënyrë e mirë për t’u larguar nga ekranet e celularëve, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe për ta shijuar. Nuk është vetëm romantike, por edhe diçka ndryshe.
Muzika zë një pjesë të madhe të jetës sonë, ndaj Simone rekomandon që të ndani me partnerin 10 këngët më të dëgjuara gjatë vitit dhe diskutoni pse i pëlqeni. Duke e bërë këtë do të zbuloni gjëra të reja nga partneri apo partnerja dhe të shihni botës përmes syve të tij apo saj. Tekefundit, marrëdhëniet janë kolazh eksperiencash.
Harrojeni mbledhjen e mollëve, merrni gjysmën tuaj dhe dilni të mblidhni luleshtrydhe, boronica ose pjeshkë.
Baret në çati nuk ofrojnë vetëm emocione, por edhe pamjen më të mirë të qytetit, shoqëruar me pijen më të mirë.
Jini turistë për një ditë në një qytet tjetër.
Nëse doni të largoheni nga dielli i nxehtë, Hoffman rekomandon të shkoni në librari. ‘Zgjidhni një libër për njëri-tjetrin bazuar në interesat e partnerit tuaj dhe më pas gjeni një kënd komod për të lexuar së bashku. Përfshirja në biseda intelektuale mund të jetë tepër romantike dhe një mundësi për të mbajtur kureshtjen tuaj për njëri-tjetrin.’
Hiking është një alternative interesante. Hiking konsiderohet si formë intimiteti.
Nëse shihni ‘TikTok’, së fundmi do ta keni vënë re edhe trendin ‘pikturoni njëri-tjetrin’. Dilni në park ose verandën e shtëpisë dhe bëni portretet e njëri-tjetrit.
E po, çfarë prisni?