Mbreti Charles, i cili po lufton me sëmundjen e kancerit, pranon se lajmi i diagnozës e tronditi.
Monarku, 75-vjeçar, u rikthye detyrave publike të martën, ndërsa bashkë me partneren e tij, mbretëreshë Camilla-n vizituan në Londër një qendër trajtimi për kancerin, ku u takuan me doktorë dhe pacientë.
Gjatë vizitës, mbreti foli me pacientët e tjerë me kancer, që po i nënshtroheshin kimioterapisë.
‘Të trondit pak lajmi, kur të thonë, apo jo?' – pyeti Charles.
Ai u shpreh se ndihej mirë dhe jo shumë keq. Aktualisht po merr trajtim ambulator.
Ai nuk zbuloi detaje për diagnozën apo planin e trajtimit, po bisedoi me pacientët e tjerë për përvojën e tyre me kimioterapinë.
Monarku pyeti njërin pacient nëse po përdorte kapak të ftohtë. Ai tha se metoda e kapakut të ftohtë mund të ndihmojë për rritjen e flokëve.
Mandej, shtrëngoi duart me infermieret e qendrës dhe u tha:
‘Ne s’mund të jetojmë pa ju!’.