E ke klikuar artikullin sepse ti je nga njerëz të mrekullueshëm që i ke të rëndësishme momentet me ushqim të mirë, shërbim të këndshëm dhe ambjent relaksues. :D

Mirë se erdhe në grup!

Class Explore është fokusuar së fundmi në restorantet e reja në Tiranë dhe këtu do të gjeni 4 prej tyre ku ne kemi përjetuar një eksperiencë mbresëlënëse në shijen e ushqimit, në shërbim dhe ambjent.

E përbashkëta është komoditeti dhe cilësia!

Ne jemi të bindur që një prej tyre do të kthehet në restorantin tuaj të preferuar.

HAMË Restorant

Në zonën e ish-bllokut, nuk gjeni vetëm kënaqësi në atmosferën e bareve, vendeve me njerëz të veshur bukur dhe me muzikë ritmike.

Një nga destinacionet më të reja, që karakterizohet nga gjelbërimi në ambjentet e jashtme dhe stili i ngrohtë dhe komod në ambjentet e brendshmë, është HAMË Restorant, në rrugën Pjetër Bogdani.

Një restorant i ri, i krijuar nga një emër i dëgjuar, Ilir Dushkaj, i cili ka një eksperiencë të suksesshme shumëvjeçare si barman. Një nga frytet e tij më të suksesshme të punës është Colonial, vendi i preferuar për të gjithë ata që preferojnë cocktails.

Ngjitur me njëri-tjetrin Hamë dhe Colonial, janë dy vende ku ju përjetoni një eksperiencë shijesh dhe ngjyrash.

Pjata jonë e preferuar tek Hamë është Paccheri al misto di mare e shoqëruar me verë të bardhë. Ose me një cockatil Rama V.

Sa herë të thoni 'Ça do hamë' shkoni tek Hamë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hame Restaurant (@hame_restaurant)

BEGATI Restorant

Imagjinoni një restorant komod, të drejtuar nga familjarë, me ndriçim të ngrohtë dhe tavolina prej druri. Atmosfera e relaksuar, muzikë e lehtë në sfond dhe staf miqësor.

Imagjinata bëhet realitet në Begati.

Vetë fjala begati krijon ndjesinë për të qenë pranë njerëzve të zemrës duke shijuar ushqim të mirë.

Shumë pranë stadiumit Arena ndodhet një restorant i ri ku ju mund të gjeni gëzim në çdo pjatë. Një arredim që të krijon ndjesinë e qetësisë dhe shkëputjen nga problemet e ditës.

Në një bisedë me Jurgenin, pronar i restorantit dhe Shef Kuzhine me një eksperiencë për më shumë se një dekadë, ne kuptuam se arsyeja kryesore e atij ushqimi aq të shijshëm ishte pasioni që fshihej pas tij dhe kujdesi në përzgjedhjen e çdo produkti.

Specialitet janë mishi dhe pastat dhe pjata që ne do të veçojmë janë pastat me tartuf të freskët dhe parmigiano. Si edhe tartari i viçit.

Vendi ideal për dreka familjare!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Begati (@begati_restaurant)

TRUMZA Restorant

Një restorant i frymëzuar nga natyra, shija dhe aroma mesdhetare.

Sapo hyn në këtë restorant, që ndodhet pranë stadiumit Dinamo, dallon fytyra njerëzish të qeshur që shijojnë ushqimin dhe një staf mikëpritës që tregon kujdes të detajuar.

Shef Dorjan Shehi, i njohur në artin e kuzhinës në Shqipëri bazuar në eksperiencën e tij, na prezantoi me disa nga pjatat që janë spikatur që në muajin e parë pas hapjes së restorantit.

Me bazë mishi apo peshku?!

Për të dy llojet e preferencave Trumza krijon një përvojë të shijshme, për të cilën do të riktheheni gjithnjë. ;)

Në preferencën tonë ne do të veçojmë raviolit me mbushje peshku të cilat kanë një shije që kthehet në varësi! Theksojmë këtu cilësinë maksimale të produkteve të detit.

Për adhuruesit e sushit, Trumza është sërish një destinacion! 

Me pak fjalë, ky restorant ka një siklet dhe ai është vështirësia për të zgjedhur midis shijeve. Këshillë: Besojuni sugjerimit të profesionistëve!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Trumza restaurant (@trumzarestaurant)

BOSCO Restorant

Një udhëtim mes shijesh në Don Bosko!

Një nga restorantet më të reja në kryeqytet, që ka lënë gjurmë në nepsin e shumë qytetarëve përmes shijes së pjatave nga Albana Dulellari, një nga Shefet më të të njohura të kuzhinës në Shqipëri.

Me pasionin e saj për kuzhinën, Albana ka krijuar Bosco Restorant, që kthehet një një eksperiencë shijesh për çdo klient.

Një nga vendet ku mund të shijoni pjata tradicionale nga deti dhe toka, por të servirur me një prekje moderne dhe të shërbyer me buzëqeshje të ngrohta.

Jo vetëm shije klasike, por edhe receta alternative. Thuhet se në Bosco restorant shërbehen tacos-at më të mirë në kryeqytet.

Një nga shumë pjatat tona të preferuara është bifteku Tomahawk!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bosco Restaurant (@boscorestaurant_)