Një nga konkurrentët më të pëlqyer të 'Ferma VIP', Dijonis Biba ka befasuar të gjithë banorët dhe shikuesit pasi ka lënë në mënyrë të menjëherëshme garën dhe është larguar.

Të gjendur në një situatë të pabesueshme fermerët e kanë pyetur nëse familjarët jashtë i ka të gjithë mirë, por Dijonisi shprehet se çdo gjë është mirë vetëm se ai ishte i ngarkuar.

“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, u shpreh ai.

Dijonisi ka përgatitur valixhen, ka përqafuar fermerët dhe është larguar nga “Ferma VIP”. Ai ka hyrë në fermë që prej fillimit, 22 Marsit, ku disa herë është shpallur edhe i preferuari i publikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)