Kur përmendet Vlora, tek shumë njerëz shfaqen peisazhet piktoreske, duke nisur nga lindja e deri tek perëndimi i diellit.

Rrugët me zigzage përgjatë, Ujit të Ftohtë, Radhimës, Orikumit, e më tej, të japin gjithnjë një ndjesi të bukur sepse jeni duke shkuar drejt destinacioneve ku do të kaloni një eksperiencë të këndshme verore.

Class Explore ka përzgjedhur edhe në Vlorë disa nga hotelet më të vlerësuar nga turistë vendas dhe të huaj.

E përbashkëta e tyre janë peisazhet e paharrueshme!

Nuk ka sezon veror pa pushime në Vlorë!

Yacht Hotel

Pasi përshkon Lungomaren, vështrimi ndalet në një nga hotelet me arkitekturën me të veçantë në Rivierën shqiptare, Yacht Hotel. Siç e kuptuat pika e parë e fortë e këtij hoteli është vendodhja!

Koncepti i arktitekturës së një yacht-i tërheq vëmendjen e qindra turistëve dhe kur shkojnë përjet asaj që duket, zbulojnë dhe vlera të tjera absolute në shërbim dhe komoditet.

Akomodimi në dhoma me pamje frymëmarrëse, ku konsumimi i mëngjesit ka një shije dhe aromë ndryshe është një tjetër pikë e fortë!

Yacht Hotel kujdeset gjithnjë në organizimin e mbrëmjeve me muzikë të ritmeve të ndryshme dhe shërbimit të një menuje të pasur në Yacht Restaurant nga shefa të njohur të kuzhinës.

Përgjatë bisedës me personat drejtues të këtij hoteli, i cili prej shumë vitesh ruan të njejtin standard, ne kuptuam se e gjithë filozofia qëndronte në cilësinë e shërbimit dhe përkushtimit maksimal ndaj kënaqësisë së klientit.

Në Yacht Hotel akomodohen turistë në 365 ditë të vitit, pasi në çdo sezon ju gjeni shërbimin dhe kënaqësinë që ju duhet.

Një qëndrim me fines dhe class në zemër të Vlorës, në Yacht Hotel, është një eksperiencë që të gjithë duhet ta provojnë përgjatë sezonit veror.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yacht Hotel (@yacht.hotel)

Mazarine Hotel & SPA

Pak kohë më parë një xhevahir i ri është shtuar përgjatë brigjeve të Jonit në Plazhin e Radhimës, Hotel Mazarine!

Një arratisje në peisazhet blu dhe të gjelbërta, në dhomat e dizenjuara në mënyrë elegante,  që synojnë të ofrojne komfort e qetesi.

Mysafirët e Hotel Mazarine mund të përdorin një sërë facilitetesh, duke përfshirë një pishinë infinity, një zonë plazhi privat dhe një beach bar të përshtatshem për koktejlet gjatë perëndimit të diellit.

Restoranti ofron pjata që manifestojnë, me një prekje moderne, shijet e ushqimit të detit dhe tokës. Hoteli ka sallën e vet të konferencave e cila organizon ngjarje biznesi.

Një nga pjesët më të bukura të Mazarine është SPA e cila ndodhet në tarracë, duke ofruar një pamje nga deti qe të lë pa frymë, nje panorame të ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit, të cilat miqtë mund t'i vizitojnë me anë të shëtitjeve me gomone apo anije.

Një sauna me pamje nga deti dhe nje Jaccuzi me pamje nga kodra është ajo që bën me te vërtete diferencen nga spa-te e zakonshme te stilit underground, te cilat jemi mesuar te shohim! Për më tepër mund të rezervohet privatisht duke shijuar intimitet të plotë.

Vendndodhja strategjike e hotelit mundëson gjithashtu eksplorimin e lehtë të Rajonit të pasur të Vlorës: vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit te Vlorës, 7 minuta nga qyteti i Orikumit, 25 minuta larg nga parku kombëtar i Llogarasë, 45 minuta larg nga plazhet e Dhërmiut.

Mazarine Hotel qëndron një zgjedhje perfekte për ata që kërkojnë më të mirën në sherbimin e hotelerise, restoracionit dhe madhështinë e natyrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mazarine Hotel & Spa (@mazarinehotelspa)

Marina Bay Luxury Resort & Casino

Një nga destinacionet më të dëshiruara dhe më të lakmuara në Jug të Shqipërisë!

Marina Bay Luxury Resort & Casino është një kompleks 20,000 m², vetëm 10 minuta me makinë nga qendra e qytetit të Vlorës.

Argëtimi dhe kënaqësia në këtë resort arrihet me ndërthurrjen e një standarti të lartë në akomodim, një stafi të kualifikuar, mikëpritjes së ngrohtë, një stili modern, muzikës së përzgjedhur, shërbimit të dedikuar dhe bregut me pamje piktoreske.

Një nga sekretet pse të gjithë janë të lumtur në Marina Bay është se ka shumë lehtësira të mrekullueshme që ju mund t'i shfrytëzoni çdo orë gjatë vizitës suaj. Prioriteti të ndiheni të mirëpritur dhe të relaksuar.

Black Infinity Swimming Pool, është pishina më e famshme dhe më fotodashëse përgjatë sezonit veror. Ju mund të shijoni muzikën dhe kokteilet përgjatë perëndimit të diellit.

Dekori i brendshëm i dhomave është luksoz, modern dhe paqësor dhe me pamje të mrekullueshme të detit Jon.

Një tjetër virtyt i këtij resorti janë zgjedhjet e ndryshme gastronomike, duke përfituar një përvojë gastronomisë mesdhetare në BATOS Restaurant dhe Mandarine Restaurant.

Nga produktet nga deti Jon dhe krijimtaria e shefave të kuzhinës, do të keni mundësinë të shijoni më të mirën që ofron Shqipëria..

Në Marina Bay Resort keni mundësinë të provoni aktivitete ujore, tokësore dhe ajrore të cilat kthehen në një eksperiencë unike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marina Bay Resort & Casino (@marinabayresort_casino)

Liro Hotel

Nuk është lehtë i dallueshëm, pasi të duhet të 'depërtosh' shkëmbin për të mbërritur në një nga hotelet me historikun më të gjatë, për gati 25 vite në Jug të Shqipërisë.

Një vendodhje e përkryer dhe magjepsëse, midis shkëmbit dhe detit, Në Liro Hotel e ndjeni aromën e Jonit më pranë se kurrë.

Bimët kacavjerrëse në shkëmb, kaltërsia e detit, pamja e perëndimit ju japin një kujtim të paharrueshëm.

Akomodimi në dhomat, ballkonet e të cilave duken aq pranë me detin, sa të japin ndjesinë e lundrimit. Zgjimi në Liro Hotel është një eksperiencë unike.

Ju mund të shijoni perëndimin dhe pamjen e dallgëve nga pishina e këndshme e pozicionuar midis çadrave.

Ajo që duam të sjellim më pranë jush është konsumimi i drekës në Fig By Liro.

Kënaqësia nga kuzhina magjepsëse bregdetare në hotelin tonë buzë detit, ku çdo pjatë është krijuar për të pasqyruar shijet e gjalla të detit.

Nga shijet e freskëta të detit deri te sallatat e mbushura me fruta tropikale, menuja e Fig By Liro feston bujarinë e detit dhe peizazhet e harlisura përreth. 

Shijoni çdo kafshatë teksa drekoni apo darkoni me tingujt qetësues të dallgëve si sfond, duke krijuar një përvojë të paharrueshme kulinare që plotëson në mënyrë të përkryer arratisjen tuaj buzë detit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HOTEL LIRO - Kompleksi Liro (@hotel_liro)