Fustanin e Besa Kokëdhimës në gjysmëfinalen e “Eurovision”, mesa duket e kemi parë më herët të veshur nga Olta Gixhari…me disa ndryshime.

Një vit më parë, Olta e ka veshur këtë fustan në mbrëmjen e finales së “Big Brother VIP 2”.

Është i njëjti model, e njëjta ngjyrë, me detaje të vogla që ndryshonin nga një veshje, tek një tjetër.

Këngëtarja kishte pjesën e kapuçit, duke sjellë disa rrudha më shumë në prerje. Edhe çarja e fustanit asimetrik, apo dekolteja ishin disi më ndryshe se te fustani që Olta ka veshur më herët, megjithatë, copa, ngjyra, koncepti i veshjes ishte thuajse i njëjtë.

Kujtojmë se prestigjiozja "Vanity Fair Italia" vlerësoi veshjen e Besa Kokëdhimës si më të bukurën e gjysmëfinales së dytë.

"Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare. Veshja e gjelbër aqua gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në Finalen e Madhe."-shkroi 'Vanity Fair'.