Kontrata që fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, firmosi me Top Channel kur ishte pjesë e formatit ka qenë një nga gjërat më të komentuara në media.

Shumë është thënë për këtë kontratë, por detajet e vërteta se çfarë ajo përmbante nuk janë zbuluar kurrë.

Ditën e sotme ajo ka përfunduar pas një viti dhe Luizi ka vetëm dy fjalë për kompaninë mediatike: “Faleminderit për bashkëpunimin një vjeçar”.

Ai ka publikuar një foto në Instastory nga koha kur ishte në reality-show shoqëruar me falenderimin për Top Median me një tag dhe këngën “Wind of change” të Scorpions.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Luizit, por shumë raportime e lidhin me Kosovën. Qarkullojnë zëra se ai do jetë opinionist i “Big Brother VIP Kosova”, ndonëse ende nuk është konfirmuar a mohuar nga ai asgjë.

Sakaq, Jetmir Agaj, producenti i ''SBS Music'' në Kosovë ka pranuar kohë më parë në një intervistë se Luizi do jetë në menaxhimin e tyre. Ai tha se kanë rënë dakort që Luizi të jetë pjesë e ekipit të tyre, por vetë Luizi nuk ka reaguar.