Graciano Tagani ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e "Big Brother VIP". 

Ai ishte në një televotim përballë Heidit, Eglës, Meritonit dhe Franceskës.

Graciano e lë për herë të dytë shtëpinë e BBV, pas debateve të shumta që pati me gjithë banorët dhe ‘trazoi’ ujërat.

Të shtunën e ardhshme është gjysmëfinalja, ndërsa më 25 maj pritet finalja e madhe ku deri më tani, dy finalistë janë shpallur Romeo Veshaj dhe Jul Deda.