Hailey Bieber është në shoqëri të mirë.

Modelja, e cila është shtatzënë, u fotografua për herë të parë me të shoqin Justin Bieber në Los Anxhelos. Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, me një xhaketë sportive të zezë, pantallona të gjera dhe atlete.

Ndërkohë, Justin, ishte veshur casual me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra jeshile neoni, atlete të bardha.

Dalja e tyre vjen vetëm pesë ditë pasi çifti – që u martua në shtator 2018 – njoftoi se do bëheshin prindër. Në pamjet nga ceremonia e rinovimit të betimit të tyre në Hawaii, Hailey tregoi barkun e saj të rrumbullakosur me një fustan prej dantelle Saint Laurent.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)