Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë, u qëllua me armë zjarri para një ndërtese në qytetin qëndror të Sllovakisë, ku u mbajt mbledhja e qeverisë.

Sakaq, kryeministri u dërgua urgjentisht në spital, ku raportohet se është në gjendje të rëndë. 

Televizioni lokal JOJ raportoi se një burrë në turmë hapi zjarr ndaj kryeministrit sllovak kur ai doli nga ndërtesa për të përshëndetur banorët e qytetit.

Gjithashtu, mediat sllovake raportuan se ai u qëllua në stomak, krah dhe këmbë. 

Agjencia TASR raportoi se autori i ngjarjes u arrestua menjëherë pas sulmit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)