Nesër, më datë 20 maj, do të mbahet turi i 81- të çiklistik i Shqipërisë, që zhvillohet në pesë etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik.
Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku do të zhvillohet gara e çiklistëve, në mënyrë që të shmangen vonesat që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë.
Etapa e parë do të nisë në orën 12.00, më 20 maj, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe do të përfundojë në Korçë.
Etapa e dytë do të nisë në orën 12.00, më 21 maj nga Korça dhe do të përfundojë në Elbasan.
Etapa e tretë do të nisë në orën 12.00, më 22 maj nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe do të përfundojë në Vlorë.
Etapa e katërt do të nisë në orën 12.00, më 23 maj nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe do të përfundojë në Llogara.
Etapa e pestë dhe e fundit do të nisë në orën 10.00, më 24 maj nga Vlora dhe do të përfundojë në Fier.