Mbrëmjen e djeshme, Beniada Nishani ishte e ftuar ‘Në Kurthin e Piter Pan’-it.
Ajo nuk u ka shpëtuar ngacmimeve të gazetarëve të vegjël, të cilët e kanë pyetur edhe për jetën private.
‘Sa fëmijë do të bësh?’ – ishte një nga pyetjet dhe Beniada nuk ngurroi t’i përgjigjej.
Ajo tha se këtë pyetje nuk ia kanë bërë në asnjë intervistë dhe se dëshiron të bëjë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Beniada do tre fëmijë. Ta filloja me një do të ishte mirë. Idealja do të ishte të bëja binjakë në fillim. Dy goca dhe një çun, - përfundoi ajo.
Për sa i përket statusit të saj, Beniada Nishani është single.
View this post on Instagram