Në një lidhje direkte me 'Procesin Sportiv', Argjira Spanca njoftoi fillimin e rubrikës 'She's on top' në 'E'Diell'. 

Moderatorja ndodhet në një vilë së bashku me vajzat pjesëmarrëse, në Gjirin e Lalzit. Gjatë lidhjes direkte, doli edhe Katerina, fituesja e vjetshme e 'She's on top' për të përshëndetur Manushin. 

Sakaq, Manushi e pyeti se kush do ta fitojë 'Big Brother Vip 3' dhe Katerina tha: 'Egla'. Megjithatë, Manushi nuk ngurroi të përmendte edhe Gracianon, si për të kuptuar çfarë po ndodh mes tij dhe Argjirës. 

M'u dëgjua si Graciano. Thuaji që ka dalë Graciano, - tha Manushi. 

Dëgjo, gocat janë familjarizuar me Gracianon këtu në mbrapa skenë kështu që e kanë bërë si të vetin, - ia ktheu Argjira duke treguar se Graciano është me të gjatë përgatitjeve për puntatën e parë. 

Me sa duket janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin!