Këtë të martë, Kelly Rowland u pa duke qortuar rojën e sigurisë në Festivalin e Filmit në Kanë.
43-vjeçarja, kishte veshur me fustan të kuq të gjatë, me dekolte që plotësohej në mënyrë të përkryer me gjerdanin e saj me diamante. Pamja e saj luksoze kompletohej me flokët platin dhe grimin mjaft fin.
Në fillim, ish-anëtarja e ‘Destiny's Child’ u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur në tapetin e kuq përpara premierës së ‘Marcello Mio’.
Ndërsa Rowland ngjitej në një sërë shkallësh, një roje sigurie femër ngriti krahun pas yllit, duke e larguar nga turma.
Gruaja, e veshur me pantallona të zeza, u duk se tha diçka, ose Rowland ose rojës mashkull të sigurisë që qëndronte në të djathtë të këngëtares.
Çfarëdo që ndodhi nuk i pëlqeu Rowland, e cila u kthye menjëherë për t’u përballur me personelin femër.
Fituesja e çmimit ‘Grammy’ drejtoi gishtin drejt saj dhe e qortoi para të gjithëve.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi debatin mes tyre dhe përfaqësuesit e Rowland nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment nga ‘Page Six’.
View this post on Instagram