Avioni i linjës Lyon-Stamboll ka bërë ulje të detyruar në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza' në Rinas.
Shkak është bërë pasagjeri afgan, i cili preu damarët gjatë fluturimit.
Afgani me leje qëndrimi në Francë, është dërguar urgjentisht në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.