Atalanta e Berat Gjimshitit shkroi histori mbrëmjen e djeshme duke fituar për herë të parë “UEFA Europa League” kundër Bayer Leverkusen të Granit Xhakës.

Ditën e sotme “Sofa Score”, ka bërë të ditur edhe formacionin e vitit, me lojtarët që kanë performuar më mirë gjatë të gjithë këtij sezoni.

Nuk kishte si të mungonte në qendër të mbrojtjes edhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Gjimshiti. Ai ka marrë një mesatare prej 7.23, duke u kuotuar si një nga më të mirët e ekipit. Gjithashtu edhe Granit Xhaka, i cilika marrë notën 7.36.

Formacioni i vitit (4-1-4-1): Svilar (Roma); Grimaldo (Bayer Leverkusen); Mavropanos (West Ham); Gjimshiti (Atalanta); Clauss(Marseille); Xhaka (Bayer Leverkusen); Harit (Marseille), Wirtz (Bayer Leverkusen), Elliott (Liverpool), Kudus (West Ham); Aubameyang (Marseille)