Duket se Arbana Osmani më në fund po rikthehet në ekran.
Dy postime të saj në Instagram ditën e sotme na lanë të kuptojmë se moderatorja po punon për një program të ri televiziv, që me gjasa do transmetohet gjatë verës.
Si fillim, ajo ndau një postim ku shihet në një studio televizive bashkë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
Më pas një foto ku shihen këmbët e saj, këmbët e të ftuarës përballë dhe një skaletë. Dhe në fund një foto të publikut.
Detajet mbi projektin e ri që e rikthejnë në televizion nuk dihen ende.