Në mediat sociale orët e fundit kanë qarkulluar teori se Meriton Mjekiqi do fitojë “Big Brother VIP”. Thuhet se sot ai do surprizohet nga i biri dhe se nëna e djalit të tij, Egesta, ka kontratë dhe do marrë gjysmën e çmimit.

Teori të çmendura, por ja që kanë pushtuar mediat sociale.

Së fundmi Egesta ka reaguar duke treguar në Instagram se ndodhet në Austri. Ajo ka kujdestarinë e djalit dhe kjo lë të nënkuptohet se ndoshta edhe i biri ndodhet me të dhe nuk do jetë sonte në finale. Të gjitha pistat janë të hapura.

Po ashtu Egesta ka publikuar një status ku thuhet: "Rrini të qetë. Në Ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër, për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!"