Julian Deda ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin "Shqipëria Live" pas finales së “Big Brother VIP3”. Ish-finalisti ndau emocionet e tij dhe përvojën unike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Juli u shpreh se ka shijuar çdo moment të rrugëtimit të tij brenda "Big Brother". “Sigurisht që më erdhi keq që nuk fitova, por Egla e meritoi se ka bërë shumë për rrugëtimin e saj, siç kemi bërë të gjithë”, tha ai, duke treguar respektin dhe vlerësimin për fituesen e këtij edicioni.

Juli shtoi se ka fituar shumë nga ky përvojë në “Big Brother VIP3”. “Kam fituar shumë gjëra, maturi, por edhe kam kuptuar që mund të qëndroj brenda në shtëpi për 4 muaj pa lëvizur. Është një gjë shumë e bukur”, u shpreh ai.

Lidhur me spekulimet për një aleancë me Eglën brenda shtëpisë së BBV3, Juli i hodhi poshtë këto zëra. “Është një muhabet kot. Po të kishim aleancë do kisha fituar unë. Ne jemi dy njerëz që kemi pasur shumë pak kontakt bashkë”, tha ai, duke sqaruar se marrëdhënia e tyre ishte thjesht miqësore dhe pa ndonjë strategji të veçantë.