Kjo verë premton të jetë e mbushur me surpriza pa fund në Green Coast, që si çdo vit do të kthehet në skenën e preferuar të artistëve shqiptarë dhe jo vetëm, duke tërhequr emrat e spikatur të muzikës, artit, televizionit dhe modës.
Për ta hapur me sa më shumë shkëlqim këtë sezon veror, shëtitorja buzë detit do të mirëpresë vajzat më të bukura të Shqipërisë për një sfilatë mode elegante që nis tek monedha e famshme e Jul Çezarit dhe vijon përgjatë lungomares, përkrah detit Jon.
Pas suksesit të sfilatës në nder të etnografisë dhe kostumografisë shqiptare, të organizuar në Romë nga Miss Universe Albania & Kosovo ku u prezantua Xhubleta si pasuri e trashëgimisë jo materiale të mbrojtur nga UNESCO, producenti Eduart Deda ka zgjedhur Green Coast për një tjetër sfilatë që pritet të jetë po aq e suksesshme.
Emrat më në zë në fushën e medias dhe modës si Oriola Marashi, Ervin Kurti, Paula Mehmetukaj, Endri Demneri, Adela Cani, Albert Dumani, Angela Tanuzi, Endrit Mërtiri. dhe konkurentet e Miss Universe Albania & Kosova 2024, do të mblidhen sërish për të na dhuruar një tjetër spektakël të bukurisë, këtë radhë të frymëzuar nga bukuritë natyrore shqiptare
Sfilata që do të mbahet të premten në datë 31 maj, pritet të sjellë një atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit dhe do të mbledhë emrat më të njohur të modës, kulturës dhe artit shqiptar. Ky event aspak brenda kornizave, premton të jetë një moment kulmor dhe fillimi i një sezoni të mbushur me aktivitete që do të sjellin gjallëri dhe emocion në bregdetin shqiptar.
View this post on Instagram