Shpikja e kondicionerëve e ka bërë jetën më të lehtë. Dikur instalimi i kondicionerit konsiderohej luks, por sot është bërë domosdoshmëri.
Kondicionerët modernë nuk ngrohin apo freskojnë mjedisin, por edhe zvogëlojnë mundësinë e sulmeve të astmës, mbajnë larg parazitët dhe parandalojnë që pajisjet elektronike në shtëpi të mbinxehen, zvogëlojnë rrezikun e dehidratimit dhe nxehtësisë së tepërt.
Zgjedhja e kondicionerit të duhur për shtëpinë është shumë e rëndësishme, duke ju lejuar që shtëpia të ftohet dhe ngrohet aq sa duhet, por gjithashtu të mos harxhojë shumë energji.
Në një bisedë me specialistët e Billi Al Carrier, distributorët zyrtar të Carrier prej 25 vitesh në Shqipëri, ne përcaktuam disa nga kriteret më të rëndësishme që duhet të vlerësoni përpara zgjedhjes së një kondicioneri:
Madhësia e dhomës
Gjëja e parë që duhet të keni parasysh kur përzgjidhni një kondicioner, është madhësia e dhomës. Nëse kondicioneri është shumë i vogël në krahasim me madhësinë e dhomës, pajisja do ta kishte të vështirë të arrinte nivelin e synuar të ajrit të kondicionuar. Nga ana tjetër, nëse blini një kondicioner shumë të madh, do ta freskonte dhomën shumë shpejt pa hequr lagështinë nga ajri.
Klima dhe moti
Kur të zgjidhni kondicionerin kini parasysh klimën dhe motin në rajonin tuaj.
Eficenca e energjisë
Një gjë tjetër që duhet të keni parasysh është efikasiteti i energjisë së kondicionerit. Carrier ka vlerësimin më të lartë si ndër më të efektshmit në energji, që ndihmon në kursimin e parave në faturën tuaj të energjisë elektrike në mënyrë të jashtëzakonshme.
Kapaciteti
Njohja e kapacitetit të kondicionerit është e rëndësishme pasi do të ndihmojë në vendosjen më të mirë jo vetëm në aspektin e ftohjes por edhe për buxhetin tuaj.
Si të llogarisim fuqinë që na duhet?
Ja një mënyrë:
Kontakto me ekspertët e Billi Al Carrier për të marrë çdo përgjigje mbi pyetjet që keni. Mund t'i gjeni në showroomin e tyre pranë Rruges se Kosovarëve ose t'i kontaktoni në numrin e tel. + 355 69 20 87 411