Saranda është cilësuar si perla e turizmit shqiptar dhe nga viti në vit ka njohur rekorde të ardhjes së turistëve vendas e të huaj.

15 kilometra në jug të Sarandës, ndodhet destinacioni më piktoresk bregdetar në Shqipëri, Ksamili, i cilësuar si ishujt Maldive të Evropës.

Saranda dhe Ksamili ofrojnë lloje të ndryshme kënaqësish duke nisur nga ato natyrore e deri tek ato kulturore dhe moderne.

Ksamili u rendit si vendi i dytë më i kërkuar për pushime në AirBnB në mbarë botën, kështu që sekreti duket se është zbuluar.

Class Explore ka dalluar disa nga hotelet më të vlerësuar që përmbushin një eksperiencë unike në shërbim, arkitekturë dhe komoditet në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.

Mango Resort

Që nga viti 2002, Mango është emri që është dalluar gjithnjë në qytetin e Sarandës. Shumë artistë të njohur shqiptarë në fillesat e tyre kanë performuar në ambjentet e Mango-s, i cili prej më shumë se një dekadë është përzgjedhur nga vendas dhe turistë si një nga destinacionet më të mira për muzikë dhe argëtim.

Vetëm 20 minuta larg nga Mango, ndodhet Butrinti, një nga destinacionet më të preferuara për turistët për shkak të historisë së tij të pasur dhe pamjeve të mrekullueshme.

Class Explore sjell në vëmendje një nga destinacionet më të reja në Sarandë, që është pikërisht Mango Resort, i cili pati një sezon të suksesshëm përgjatë vitit kaluar dhe është sërish gati për të mirëpritur një turizëm elitar, familjar dhe rinor. Për ata që duan të shijojnë plazhin në qetësi dhe privatësi, Mango ofron një plazh privat ekskluziv për të gjithë mysafirët e tij.

Ajo çfarë dallohet në këtë resort është investimi në detaje, duke nisur që nga materialet kundra zjarrit, sistemin i integruar i sigurisë me kamera e deri në sistemin SMART në të gjitha ambjentet.

53 dhoma me një stil modern të gjitha me pamje nga deti!

Mango Resort ofron dhe hapësirën për ankorimin e varkave dhe yachteve dhe shumë aktivitete dhe lojra uji.

Dy restorante, secili prej tyre i drejtuar nga Shefa kuzhine me eksperiencë, të cilët kanë krijuar një menu të pasur me shije mesdherare. Nëse doni të shijoni një drekë anës detit, apo një darkë në restorantin gourmet, me detaje luksoze dhe shërbim premium.

Orët e mbrëmjes nuk mund të kalohen askund tjetër më mirë se në Mango!

Arratisu në Mango!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mango Resorts (@mango_resorts)

Manta Hotel

Përjetoni një qëndrim të paharrueshëm në Manta Hotel, ku eleganca moderne dhe një atmosferë komode bashkohet me pamjet bregdetare që të lënë pa frymë.

Midis jetës së gjallë të mbrëmjeve dhe aventurave në det, në Manta ju shijoni perëndime magjepsëse në ujërat e kaltërta.

I rrethuar nga tre anët me plazhe private, pushuesit kanë privatësi dhe ekskluzivitet. Shijoni kënaqësitë mesdhetare në barin dhe restorantin me një shërbim të dedikuar.

Pra ky destinacion dallohet për gjerësinë e bregut dhe hapësirën e shezlongëve. Nuk është e nevojshme të zgjoheni herët për të siguruar çadrën dhe shezlongët tuaj të rehatshëm.

Hulumtimi i gjerë nga stafi i Class Explore në website si Booking dhe Tripadvisor, zbuloi se Manta renditet si një zgjedhje kryesore, e lavdëruar për vendndodhjen e saj, pastërtinë dhe pamjet magjepsëse.

Përjetoni një sharmin 'si në shtëpi' dhe shkëlqimin natyror në Manta, ku çdo moment feston peisazhin magjepsës të vijës bregdetare.

Ajo që dallohet është pamja nga dhomat, me një ndërthurrje ngjyrash që gjendet vetëm në Ksamil.

Manta është gjithashtu pranë qytetit të vjetër të Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me rrënoja të lashta dhe histori të pasur. Manta Resort ka shumë për të ofruar: kulturë, rehati dhe afërsi me plazhin!

Arratisu në Manta!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manta Hotel (@mantahotelksamil)

Arameras Ksamil

Mirësevini në Arameras Resort Ksamil, ku luksi takon natyrën në zemër të rivierës shqiptare.

I vendosur në plazhin piktoresk të Ksamilit, resorti ofron një ndërthurrje të pashoqe rehatie dhe elegance, duke e bërë atë destinacionin e përsosur për ata që kërkojnë një arratisje të qetë dhe të paharrueshme.

Family Villa është një nga elementët më atraktiv që Class Explore dallon në Arameras Ksamil. Një oaz relaksi dhe luksi e shoqëruar me një pamje magjepsëse.

Përjetoni mishërimin e luksit buzë plazhit në zonën ekskluzive VIP të Plazhit në Arameras Resort Ksamil. E vendosur përgjatë brigjeve të paprekura të Rivierës Shqiptare, hapësira e plazhit VIP ofron një strehë relaksi dhe kënaqësie për mysafirët e mprehtë.

Restoranti gjithashtu krijon një udhëtim gastronomik të mbushur me shije të frymëzuara nga traditat e pasura të kuzhinës shqiptare.

Arratisu në Arameras!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arameras (@aramerasksamil)

Boungaville Bay

Të gjithë e njohin pishinën më të famshme në Sarandë që ndodhet pikërisht në Boungaville Bay.

Bougainville Bay është projektuar në mënyrë të tillë që komoditeti dhe estetika ndërthuren. Çdo detaj i gjetur në pjesën e brendshme dhe të jashtme të hotelit është një pjesë arti: lobi, korridoret, dhomat, shkallët, shtigjet, pishinat, restorantet, SPA dhe zona e plazhit.

Mozaikët dhe objektet qeramike të punuara me dorë nga artistë të ndryshëm shqiptarë janë elementi më i veçantë. Mund të duket si një vizitë në një galeri të mirëfilltë arti, e krijuar për të ngjallur emocione artistike tek vizitorët.

Gjiri i Bougainville ndodhet në Sarandë, në bregdetin e mahnitshëm të Jonit, një nga gjiret më magjepsëse në bregdetin shqiptar.

Bougainville Bay Resort mirëpret turizmin gjatë gjithë vitit. Mund të rezervoni në çdo kohë gjatë gjithë vitit, jo vetëm në pikun e sezonit, por edhe në ditët më të ftohta të dimrit.

Në resort janë të mbjella mbi 1000 rrënjë Bougainville, të cilat janë ngjyra të ndezura që i japin jetë zonave përreth. Përveç këtyre, resorti ka të mbjella në zonat e tij pemë limoni, mandarine dhe portokalle.

Bougainville Bay është një vendpushim që mirëpret të gjitha moshat, falë aktiviteteve të tij të brendshme dhe të jashtme.

Arratisu në Boungaville!