Raida Petrela është mjeke pediatre infeksioniste me një karrierë 40-vjeçare. Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë dhe një prej emrave që i ka dedikuar jetën shëndetit të fëmijëve në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.
Ajo ishte e ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Panit” për të rrëfyer më shumë për profesionin e saj, e jo vetëm.
Jolie: O mjeke, mua mami më thotë “Kujdes nga viruset”, por si janë viruset, unë nuk i kam parë me sy.
Raida: Viruset nuk shikohen me sy, janë mikroorganizma që merren nga rrugë të ndryshme. Viruset dhe bakteret shkaktojnë sëmundje të ndryshme të cilat trajtohen në mënyra të ndryshme. Prindërit duhen të drejtohen gjithmonë te mjeku për të marrë trajtimin e duhur.