Nga Artan Fuga

Urtësia popullore thotë edhe: Besnik si qeni, por edhe shan: Qen i pabesë!

Sa herë përshëndetem me këtë, them: po ky çfarë është?

Nuk dallohet as njeriu nga fjalët që thotë, nga komplimentet që bën, nga fytyra e tij, lëre qeni!

Qeni është Besnik apo i Pabesë?

Filozofi i logjikës dhe i gjuhës Quine thotë se ato shprehje ku e njëjta fjalë përcaktohet edhe në një kuptim dhe në një tjetër, quhen shprehje logjike opake, jo transparente.

Kur redaktoj ose lexoj tekste të ndryshme sa shprehje opake gjej në to!

Them me vete, si redakton kjo ose ky pa njohur Quine, Bradley, Carnap, etj? Si mund të bësh një fjalor pa diskutuar njëherë çështjet që ngrenë këta?

Apo futja kot!

Po urtësia popullore mos ka edhe ajo natyrën e vetë opake?

Unë them jo, por do ta shpjegoj kur të botoj librin mbi mitin kur Zoti përzuri Evën dhe Adamin nga Edeni!

U zhgënjye nga ata, apo i futi vetë në kurth?