Naomi Campbell ka zbuluar për Times në një intervistë se ajo mirëpriti të dy fëmijët e saj nëpërmjet nënave surrogate.

Nëna beqare, e cila ende nuk ka bërë të ditur emrat e të vegjëlve të saj, zbuloi ardhjen e vajzës dhe djalit të saj respektivisht në maj 2021 dhe qershor 2023. Mes lindjeve të tyre, Campbell, 54 vjeç, sqaroi për Vogue se fëmija i saj i madh nuk ishte birësuar.

“Ajo është fëmija im”, tha ish-prezantuesja e “Face” në atë kohë pa dhënë asnjë detaj shtesë.

Tani ajo inkurajon njerëzit të konsiderojnë krijimin e familjeve të tyre, pavarësisht se sa "e shtrenjtë" mund të jetë.

“Kam dëgjuar shumë vajza të reja duke thënë … ato mund të mos duan fëmijë dhe unë kam thënë: ‘Do të ndryshoni mendje. Ju do të dëshironi të bëheni nënëa. Unë e kuptoj se nga ana ekonomike është e vështirë. Por mamaja ime nuk kishte asgjë dhe ia doli. Ia vlen. Është e mahnitshme.”

Kur Campbell na prezantoi me vajzën e saj të vogël përmes Instagramit në vitin 2021, ajo shkroi se "një bekim i vogël e i bukur e kishte zgjedhur atë të ishte nëna e saj" dhe e quajti veten "të privilegjuar". 

Kur u bë me djalë ajo e quajti atë "dhuratën e saj të vërtetë nga Zoti" dhe duke thënë se "kurrë nuk ishte vonë për t'u bërë nënë".

Roli i ri si nënë e ka bërë Campbell "të ketë frikë për të ardhmen", siç tha për Time.

“Shpresoj për një botë më të mirë për fëmijët e mi. Ata janë 110 për qind prioriteti im. Ne duhet të varemi nga brezi i ri për të ndryshuar këtë botë. Unë u besoj fëmijëve të mi më shumë se ne që të bëjnë gjënë e duhur.”

Para se të bëhej nënë, Campbell ishte e fejuar me rockerin e U2, Adam Clayton dhe biznesmenin Flavio Briatore, dhe romanca e saj e fundit publike ishte me reperin Skepta në vitin 2019.