Me këto parfume, do të jesh e parezistueshme!
Është zyrtarisht vera e vajzave të nxehta! Ti e di çfarë do të thotë kjo... takime pas takimesh do të mbushin ditën tënde, dhe ne do të të themi sekretin si të siguroni takimin e dytë.
Kur është fjala për të lënë përshtypjen e parë, jo të gjithë kanë të njëjtat shije. Disave u duket seksi aroma e myshkut të drurit ose aromat e pastra.
Gjetja e aromës së duhur është çelësi.
Të pëlqejnë aromat e luleve apo aromat e rënda? Sidoqoftë përgjigjja jote, je me fat, pasi më poshtë kam shënuar një listë me 10 parfume që do të të bëjnë të ndihesh seksi, elegante dhe e paharrueshme.
Mojave Ghost Eau de Parfum
Nuk ka se si të mungojë “As Mojave Ghost” nga “Byredo”! Kjo aromë balancon në mënyrë të përsosur aromën delikate të drurit me lulet e freskëta, duke krijuar një aromë tërheqëse që është sa e sofistikuar dhe e thjeshtë.
Tom Ford Lost Cherry Eau de Parfum
Si të mungonte parfumi “Lost Cherry” nga “Tom Ford”-i, që njihet për përzierjen e tij të përsosur të ëmbëlsisë, bajameve, dru sandalit dhe dru kedrit. Për të ruajtur notat e gjalla të qershisë nevojitet riaplikimi.
Vilhelm Parfumerie Room Service Eau de Parfum
Përzierja e mandarinës dhe vjollcës jep një aromë mjaft joshëse.
Le Labo Santal 33 Eau de Parfum Spray
“Santal 33” nga “Le Labo”, është mjaft i preferuar. Të magjeps dhe josh me përzierjen e lules së Irisit dhe Kardamomit. Me nota papirusi, dru sandali, lëkure dhe ambër, thurin një aromë që mbetet gjatë në mendje.
Tom Ford Tobacco Vanille
Imagjino pak “erën e parave”. Ja kështu vjen dhe ky parfum: aromë paraje. Ka nota të pasura të gjetheve dhe luleve të duhanit të ndërthurura me vanilje.
Glossier You Eau de Parfum
Me nota të lehta myshku. Përshtatet me lëkurën duke krijuar armë unike e të freskët.
Diptyque Eau Rose Eau de Toilette
"Eau Rose" sfidon normat duke përzier trëndafilin tradicional me nuancat e barbarozës, mjaltit të bardhë dhe rrushit të zi, duke ngjallur një joshje të çuditshme, por të zjarrtë. Mjaft femërore dhe aromë delikate e joshëse.
D.S. & Durga Grapefruit Generation
Është më shumë sesa një aromë. Me nota të portokallit, myshkut dhe tuberoses, i jep diell ditëve me shi. Nëse sprucon këtë parfum, mos të të vijë habi kur të të ndalojnë njerëzit në rrugë! Përzierja e agrumeve, luleve ujore dhe qelibarit do të të bëjë të parezistueshme.
Yves Saint Laurent Black Opium Over Red Eau de Parfum
Nëse adhuron aromën e vaniljes, duhet të zgjedhësh patjetër "YSL Black Opium Over Red". Me nota agrumesh dhe kafeje, përmirëson aromën e qershisë dhe vaniljes. Është një aromë e freskët dhe joshëse.