Në nisje të emisionit të mbrëmshëm “Opinion” në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu është shfaqur ashtu si asnjëherë nuk e kemi parë.

Me krahun e lënduar, Fevziu ka thënë se i ka ndodhur një incident gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Fevziu është shprehur se gjatë 27 viteve, ka ardhur edhe kur ka qenë i sëmurë apo kur ka pasur probleme të tjera në studio, por asnjëherë me krahun e dëmtuar.

"Ju kërkoj falje për varjen e dorës sot. Dje gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqipëri pata një incident. Kam pësuar një goditje dhe kështu që jam i detyruar… Kisha ardhur i sëmurë në studio, me shumë probleme gjatë këtyre 27 vjetëve, por nuk kisha ardhur asnjëherë me dorën e varur në këtë marsupin. Gjithsesi, shpresoj se nuk do të më pengojë sot për të prezantuar."