Nga dita në ditë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden shfaqet në gjendje jo të mirë fizike dhe mendore, duke u faktuar edhe me video, të cilat janë bërë menjëherë virale.

Rasti i fundit, që po bën xhiron e rrjetit, është videoja ku duket i hutuar në samitin e G7 që u mbaj në Itali.

Presidenti 81-vjeçar, u pa duke buzëqeshur dhe duke u larguar me qetësi nga grupi i liderëve. Pasi eci në një distancë të shkurtër, ai bëri dikujt “okay” me gishtin e madh. Mirëpo, kur kamera u drejtua nga ai, aty nuk dukej njeri.  

Meloni, e vuri menjëherë re situatën, e tërhoqi presidentin e SHBA-së, që t’i bashkohej pjesës tjetër të grupit.

Por, kryeministrja e Italisë ndërhyri menjëherë për ta ndihmuar. Duke e kthyer Biden-in sërish në grupin e liderëve të cilët po përgatiteshin për të bërë fotografi.

Një situatë e çuditshme ndodhi edhe pak ditë më parë, ku Biden-i qëndroi për disa sekonda i ngrirë gjatë festës së organizuar në rezidencën presidenciale e rastin e “Juneteenth”, përkujtimin e fundit të skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Biden-i nuk bëri asnjë lëvizje derisa George Floyd, vëllai i afro-amerikanit simbol të vrarë nga policia, e nxiti të bashkëveprojë.

Gjithashtu, edhe gjatë fjalës së tij në ceremoni, pati çaste kur artikuloi me vështirësi.

Për shkak të moshës, 81-vjeçare dhe për shkak të disa problemeve shëndetësore, analistët shtrojnë pyetjen nëse Biden-i është në gjendje për një mandat të dytë presidencial.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)