Mbrëmjen e kaluar, Mc Kresha ishte i ftuar në "Top Arena", ku foli për planet e së ardhmes në lidhje me familjen dhe karrierën.
I pyetur nëse po planifikon ta zgjerojë familjen, ai pranoi se do të dëshironte të kishte një fëmijë të tretë.
Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë. Si artist nuk do të doja që fëmijët të merreshin me muzikë. Por arti nuk është profesion, është talent. Vajza ime që në moshën 2-vjeçare pikturon, ka edhe prirje për të kënduar. Dua që me kalimin e kohës, të jetë ajo e zonja dhe të vendosë çfarë të dojë në jetë.
Përpos familjes ai u ndal edhe te karriera dhe tregoi se me cilët këngëtarë nuk do të pranonte të bashkëpunonte, por pa përmendur emra.
Ne nuk bëjmë këngë për sezon. Ne bëjmë albume. Me Lyrical Son ne bëjmë album, kemi 11. Ne kemi pasionin dhe nga pasioni del profesioni. Me kë nuk do të bashkëpunoja? Nuk e them, nga respekti se nuk dua t’ia lëndoj kujt ndjenjat, por e dinë shumë mirë ata.