Një nga batuat më virale të "Big Brother VIP 3" ishte ajo e Françeska Muratit e cila gjatë një bashkëbisedimj me Romeon për bashkëshortin e saj tha: “Nuk kam merak  se do çmendet në mungesën time, pasi e kam lënë me shoqen e ngushtë, Dorinën!” 

Kjo batutë bëri xhiron e rrjetit, por bashkëshorti i Françeskës, Ergysi i tregoi asaj të kundërtën në ‘S’e luan Topi’. Teksa i nisi një buqetë të madhe me lule në studio ai ka dhe dy fjalë për të: 

“Më lejo fillimisht të të them sa krenar jam unë dhe Charli për ty. Je nëna dhe bashkëshortja më e mirë në botë. Mezi po pres që Charli të ketë një motër ose një vëlla, më ke bërë viral kohët e fundit por jam i sigurt që nuk do të tradhtoj asnjëherë as me Dorinën. Të dua shumë Ergysi”.