Jennifer Lopez hodhi poshtë thashethemet e divorcit duke i bërë bashkëshortit të saj, Ben Affleck, një dedikim special për Ditën e Baballarëve.
“Heroi ynë”, shkroi në Instagram Story të dielën me një emoji me zemër të bardhë. "Gëzuar Ditën e Baballarëve." Së bashku me mesazhin e ëmbël, ajo ka bashkangjitur një foto të yllit të “Argo” me një xhaketë lëkure të zezë.
Affleck, 51 vjeç, ka Violet, 18 vjeç, Seraphina, 15 vjeç dhe Samuel, 12 vjeç, me ish-gruan e tij, Jennifer Garner. Ai është gjithashtu njerku i binjakëve 16-vjeçarë të Lopez, Emme dhe Max, të cilët ajo i ka me ish-burrin Marc Anthony.
Dedikimi pasi ata kaluan kohë së bashku në vilën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Bel Air, Kaliforni, të shtunën.
Më vonë atë ditë, ata u panë gjithashtu duke mbërritur në shtëpinë e tij me qira në Brentwood, Kaliforni, me makina të veçanta.