Këtu janë rrëfimet e tij.
Usher zbuloi regjimin e tij të përditshëm të dietës dhe stërvitjes për të mbajtur fizikun e tij në formë, i cili përfshin agjërimin(fasting) të mërkurave, pije me piper të kuq dhe meditim.
“Unë zgjohem dhe pi lëng me selino. Bëj një përzierje të limonit, xhenxhefilit, ujit dhe piperit të kuq. E pi të nxehtë”, tha ai për 'Wall Street Journal' në një intervistë të re. “Përpiqem të zgjohem mjaft herët për të pasur një moment reflektimi. Ka ditë kur mund të lexoj ndonjë libër për të stimuluar mendjen time. Mund të ulem i qetë dhe të meditoj. Një gjë që është një praktikë e shpeshtë është joga. Me të vërtetë ndihmon për të aktivizuar organet e mia dhe për ta bërë mendjen time të lëvizë në drejtimin e duhur.”
View this post on Instagram
Për mëngjes, këngëtari 45 vjeçar tha se ndonjëherë i pëlqen të hajë "vezë të fërguara me djathë", por më së shumti i pëlqejnë vezët e ziera. Sidoqoftë, Usher tregoi se nuk i pëlqen të hajë mëngjes para se të "ushtrohet ose të bëjë një aktivitet fizik, si për shembull "të bëj një shëtitje, joga, ose të qëndrojë në diell që të rrisë nivelet e nxehtësisë natyrore të trupit".
View this post on Instagram
Ai tha gjithashtu se agjëron, pra bën fasting, në mes të javës sepse është diçka që "gjyshja e tij e praktikonte". "Unë agjëroj të mërkurën. Zakonisht përpiqem të filloj rreth orës 23:00 një ditë më parë, pastaj gjithë ditën të mërkurën pi vetëm ujë,” tha ai.
View this post on Instagram
Për sa i përket asaj që përfshin regjimi i fitnesit të Usher, ylli i popit zakonisht fillon me "ecje ose aktivizime të caktuara të gjurit".
“Kam bërë operacione të vogla në gju. Përveç kësaj, noti është një gjë vërtet e mirë për të më nxitur të eci dhe të ngas biçikletën. Ngritje peshash? Nuk e bëj shumë këtë,” shpjegoi ai.
View this post on Instagram