Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, mbrëmjen e djeshme, më 20 qershor, u shpreh gjatë një interviste se është ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin.
Meta tha se Monika Kryemadhi nuk është më gruaja e tij, por ish-bashkëshortja.
Madje, bëri të ditur se ka nisur me procesin e divorcit dhe ka njoftuar djalin, Besartin.
Ndër të tjera, ai tha se idenë për ndarje ia kishte dhënë i biri, që sipas Metës kishte thënë se meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni ndonjë zgjidhje më të qetë.
Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot, kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. I cili e ka pas si ide të tillë dhe më parë dhe më ka thënë që “meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë”, dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje.
Ndarja ka ardhur pas një krisjeje për më shumë se 4 muaj, ku çifti ka jetuar i ndarë.
Nxitës i ndarjes së çiftit Meta-Kryemadhi, duket se janë bërë përveç problemeve brenda Partisë së Lirisë, edhe hetimet e SPAK-ut për pasurinë e tyre.
Monika është më afër me SPAK-un sesa unë. Por SPAK-u është organizatë kriminale. SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën as përmes bashkëshortes. Unë nuk e di se çfarë pagesash ka bërë ajo, 20 mijë euro aty, 30 mijë euro këtej. Më pyetën edhe në SPAK. Ku di gjë unë…